Albspirit

Media/News/Publishing

Të gjitha rrugët të çojnë në Lanë

Shpëtim Nazarko

Perifrazimi i vendosur në titull ka pak të bëjë me frazën e famshme të ushtarit të mirë Shvejk, i cili thoshte gjithnjë duke qeshur, për të mos shprehur mërzinë nga një akt që nuk mund qeshur, për të mos shprehur mërzinë nga një akt që nuk mund të shpëtonte dot derisa të mbaronte lufta e mallkuar…

«Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë».

Një lajm i dhënë nga shtypi i sotëm theksonte se Basha kishte mbledhur kryesinë sapo erdhi nga Amerika. U dha porosia që gjithçka të bëhet gati sikur zgjedhjet të bëheshin ditën e nesërme. Po lajmi tjetër sakaq ishte i ndryshëm në thelbin e tij. Do të përshkallëzojmë protestën deri në fund, etj., etj. Duket, nga ana tjetër, sikur në të dy deklarimet e Bashës ka nga pak mospërputhje. Do dalin nga çadra-do të thoshte një agjitator socialist. Jo, jo, do të rrinë aty derisa të sigurojnë me çdo mjet qeverinë teknike, përzënien e Ramës- thotë një tjetër.

E gjitha kjo më kujtoi një artikull propagandistik të perandorisë së Bismarkut. Në interes të Ministrisë së Jashtme, perandoria duhej paraqitur si një qenjgj i butë, sa nuk ka më. Në interes të situatës së brendshme, duhet të themi diçka tjetër. Jemi gati të bëjmë luftë me armikun deri në fund. Nuk është e vështirë të kuptohet situata e PD-së e cila u rikonÒrmua edhe sot përsëri në një intervistë të Flekensteinit. PD duhet të riÒllojë jetën institucionale dhe të bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme. Çfarë do të bëjnë? Jo vetëm qëndrimi i Evropës, por dhe i aleatit tjetër kryesor është i qartë. Kthim në jetën institucionale. U duk brenda çastit, në intervistën e dhënë në zërin e Amerikës, që Basha vetëm sa kishte rikonfirmuar atë që u tha më lart. Ai gënjen, apo përkrahësit e tij, kur thotë se edhe njerëzit e afërt të Trampit i dhanë përkrahje? Natyrisht që nuk gënjen. Pyetja është përse u dha kjo përkrahje? Për zgjedhjet e lira, dekriminalizimin dhe luftën kundër drogës? Nuk ka vlerë të vesh deri në Amerikë për të pyetur se si duhet të jenë zgjedhjet e përgjithshme. Jo vetëm në Amerikë, por edhe Korenë e Veriut të shkosh përgjigja do të jetë e njëjtë. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Çështja është tjetërkund. Si duhet t’i arrijmë që këto zgjedhje të quhen të lira. Përgjigjja është e thjeshtë dhe për këtë arsye, jo vetëm në Evropë apo dhe në Amerikë mungon përgjigjja që duhet që Basha të jepte për përkrahësit e tij. Zgjedhjet, nëse kontestohen, garantohen prej sistemit gjyqësor. Për këtë, jo vetëm Evropa, por edhe Amerika ka dy vjet që po kërkon arritjen e procesit të Vetingut. Në një analizë të thjeshtë duket sikur duhet të ishte PD-ja që të kërkonte sa më parë këtë proces. Aq më tepër që ajo thekson se e ka nisur e para procesin e dekriminalizimit. Vetingu do ta ndihmonte më shumë. Edhe dekriminalizimin, edhe zgjedhjet e lira Po atëherë pse PD refuzon Vetingun? Pse refuzon dhe një ofertë të bashkësisë perëndimore që të votohen ligjet e Vetingut dhe pastaj mund të ketë qeveri teknike? Pushteti gjyqësor, në themel të garancive për pushtetet e tjera Pa i hyrë ironive të tjera: PD, që ka mbajtur pushtetin gjyqësor në shumicën e tij, pasi pati në dorë pushtetin politik për tetë vite me radhë, do të kishte garanci më të mëdha se kundërshtari. Po siç e kam theksuar dhe më parë, këtu nuk është problemi i pushtetit gjyqësor. Është problemi së pari i numrave. Fronti PS

pushtetit gjyqësor. Është problemi së pari i numrave. Fronti PS plus LSI plus PDIU plus FRD, etj., bëjnë shumë më tepër se PD. Po as kjo nuk është prapë problemi kryesor. Është Kanabisi dhe ministri i Brendshëm? Gjergj Bojaxhi, një ish-pëdëist, theksonte para dy ditësh me ironi në një pyetje ironike për Bashën. E pse qenkan të lira zgjedhjet kur në lojë për qeverinë janë gjysmë miliardi dollarë (duket ka ndërmënd Lazaratin) dhe nuk qenkan të lira kur në lojë janë dy miliardë? Bojaxhiu paksa me dinakëri, në emër të partisë së tij të re, bën propagandën e tij… Në thelb, problemi lidhej me ikjen e ministrit të Brendshëm, që duket se u bë nga vetë Rama me apo pa dëshirën e tij. Për mua vetë, problemi kryesor i PD-së është diku tjetër. Në një vështrim historik, mendoj se ajo e ka përfunduar rolin e saj historik, gati që në 1 korrikun e 1992-së me zgjedhjet e para lokale pas 22 marsit, ku fitoi pushtetin qendror. Ajo ishte një front që bashkonte shumë ndjeshmëri.

Me arritjen e qëllimit të parë, fronti nuk kishte motiv të fortë të mbetej i bashkuar. Lëvizjet e parave dhe feudalizmi i shekullit XX dhe XXI Arsyet që e mbajtën në pushtet për një kohë të gjatë, besoj, së pari lidhen me dy flukse të mëdha parash. Ato që u luajtën në periudhën ‘95- ‘96 dhe që përfunduan me piramidat. Së dyti, me qeverisjen parazite të Nanos në periudhën 1997- 2005 dhe veçanërisht me fluksin e madh të parave që u morën nga privatizimi i bankave pas vitit 2004. Kjo shumë kolosale parash ndezi një flakë kashte të madhe në dy apo tre vjetët e para, për t’u fikur nga viti 2010. Në një plan tjetër mund të themi se jo vetëm PD po dhe PS e kanë zgjatur sundimin e tyre, jo vetëm për shkak të gabimeve të mëdha që bënin në qeverisje, por edhe për shkak të grupimeve të lëvizshme: që transformoheshin, ndërronin kahje, por nuk ishin klasë e mirëfilltë.

Të mbështetura në militantë apo në biznesmenë të fuqishëm, që kalojnë sa njëra anë në tjetrën, në fakt, dy partitë e mëdha dhe bashkë me to edhe LSI, kanë çimentuar një periudhë që mund të quhet me të drejtë jo tranzicion, por feudalizëm. Ata që kanë qejf paralelizmat mund të shohin ngjashmëri me Rusinë e Jelcinit, Putinit. Pavarësisht këtyre faktorëve negativë, që në fund të fundit ngadalësojnë zhvillimin e vendit, evolucioni kohor bën të tijin.

Mbi 90 për qind e shoqërsisë shqiptare ka dalë jashtë vendit këto njëzet e pesë vjet dhe ka marrë apo parë se atje zhvillohen ndryshe ngjarjet. Kjo e pakëson gjithnjë e më tepër rolin aktiv të militantëve. Reforma territoriale e pakëson akoma më shumë rolin e tyre. Nuk janë më 400 bashki dhe copat që merren si dhuratë fillojnë e pakësohen. Këtyre faktorëve duhet t’u shtosh akoma edhe një tjetër. Gjatë katër vjetëve në opozitë PD-ja nuk e ka marrë seriozisht procesin e reformimit. Në shumë prej degëve të saj ka probleme me emërime dhe riemërime. Deputetët e vjetër e nuhasin vështirësinë. Një pjesë e di se me dëshirë apo pa dëshirë mund të mos jenë më. E dinë, po ashtu, se ka mbaruar një cikël historik. Të rinjtë ende s’e kanë fituar besimin e publikut. Shumë e shumë vështirësi janë përpara. E gjithnjë kam menduar se në bulevard nuk është projektuar më së shumti kriza e Shqipërisë sesa e vetë PD-së. Po çfarë duhet bërë? Evropa thotë: Shkoni në institucione. Amerika thotë po ashtu. Ku të vemë?

Le të rikthehemi te këshilla e ushtarit të mirë Shvejk. Të gjitha rrugët të çojnë në Lanë. Keq apo mirë në regjiment duhet shkuar. Atje Óitet më mirë për të sotmen apo për të nesërmen e një partie që në të gjitha rastet për mua ka qënë dhe do mbetet më e favorizuar nga gjithë ish-simotrat e saj që u gjendën në atë kohë në shesh kur kalaja e komunizmit u shemb njëherësh si me urdhër nga lart. Madje në shumicën e rasteve, pa shtënë asnjë pushkë. Thjesht u kalb dhe ra. /Konica.al

Please follow and like us: