Arabët kërkojnë të shtrijnë influencën në Ballkan
Shtimi i ndikimit nga Arabia Saudite dhe Katari është kërcënim për stabilitetin në Evropën Juglindore.
Kështu mendon Kolinda Grabar – Kitaroviq, presidente e Kroacisë.
Ajo referoi në universitetin e Lund-it, ku ngriti shqetësimin se Katari dhe Arabia Saudite po e shtrijnë ndikimin e vet në popullatë përmes ndërtimit të xhamive dhe investime të tjera.“Vendet e pasura të Lindjes së Afërt kanë të drejtën të ndihmojnë myslimanët, por nuk kanë të drejtën të përzihen në politikë. Ne këtë në asnjë mënyrë nuk e pranojmë. Por as të tjerët nuk do të duhej të toleronin”, u shpreh presidentja kroate.
Ajo u tha profesorëve dhe studentëve se bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja në dhjetëvjetëshin e shkuar kanë shpërqendruar kujdesin dhe interesimin në Europën Juglindore.