Besa Llugiqi do të performojë në operën ‘La Boheme’ në Stara Zagora të Bullgarisë
Sopranoja e njohur shqiptare Besa Llugiqi do të ngjitet përsëri në Shtëpinë Shtetërore Operistike në qytetin Stara Zagora për të sjellë kështu performancën e saj në “La Boheme”.
Shfaqja operistike sjellë jetën e një grupi të shokëve të cilët bëjnë një jetë boheme në Paris dhe që përpiqen që të jetojnë duke krijuar artin e tyre. Rodolfo, shkrimtari, bie në dashuri me rrobaqepësen Mimi, ndërsa Marcello – piktori dhe Musetta këngëtare janë çift.
Kur të katërtit janë të lumtur, ata e kalojnë kohën e tyre duke festuar jetën dhe dashurinë. Megjithatë, Mimi është shumë e sëmurë, dhe Rodolfo lufton për të pranuar faktin se ajo në mënyrë të pashmangshme do të vdesë. Rodolfo dhe Mimi ndahen kurse muaj më vonë, Musetta zbulon se Mimi është jashtëzakonisht e sëmurë dhe duke vdekur.
Mimi në Stara Zagora të Bullgarisë do të jetë vetë Llugiqi, një soprano tanimë e dëshmuar dhe me role operistike jo vetëm në Kosovë.
Shfaqja ku luan sopranoje Llugiqi – “La boheme” do të jepet më 31 mars. Dirigjenti i Opera “La Boheme” nga Giacomo Puccini do të jetë Ivaylo Krinchev kurse nata prestigjioze do të bëjë së bashku korin dhe Orkestrën e Operën Stara Zagora.