Albspirit

Media/News/Publishing

Doktori i parë shqiptar që bën transplante

Ai është Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU. Ju do thoni çfarë janë gjithë këto tituj?

FEBU është një specializim që bëhet nga urologët në botë dhe nga 4500 të tillë që gëzojnë këtë titull, njeri prej tyre është edhe doktor Artani.

Ndërsa FEAPU është specializimi i veçantë për urologët pediatër të cilin e ushtrojnë vetëm 150 uropediatër në të gjithë botën.

Artani ka spikatur që në moshë të re me rezultatet maksimale në shkollë, madje fitoi edhe Medalje Ari në Fizikë gjatë studimeve të ciklit të mesëm. Falë meritave të tij ai arriti të fitonte bursë studimi të plotë në Turqi në Universitetin prestigjoz të Ankarasë. Pasi mbaroi edhe studimet e larta ai nuk u mjaftua me aq, por vazhdoi të thellonte njohuritë e tij në fushën e uropediatrisë dhe atë të transplanteve.

Ndoshta keni dëgjuar për doktorë të huaj që vijnë shpesh në Shqipëri në klinika private për të kryer transplantet e veshkave, por dr. Artani është i pari mjek shqiptar që arrin t’i bëj ato dhe madje në Europë është majft i njohur për eksperiencat e tij të suksesshme.

Urologjia pediatrike (nën-degë e urologjisë) është gjithashtu edhe pika tjetër e fortë e Artanit, e cila merret me problemet urologjike të moshave nën 18 vjeç. Artani shpjegon që në ditët e sotme në Shqipëri ka pasur një largim të urologëve nga problemet pediatrike. Në pamundësi për t’u kuruar nga një urolog, fëmijët janë detyruar deri diku, ose janë adresuar tek kirurgët pediatër. Kjo ka ardhur për shkak të mungesës së informacionit. Ai thekson se disa probleme që mund të zgjidhen lehtësisht që në vogëli për fëmijët, me kalimin e viteve rriten dhe bëhen shqetësuese, duke e çuar fëmijën drejt dializës dhe transplantit të veshkave.

Për të kontaktuar me Dr. Artan Konin, telefononi në numrin 00355 66 555 88 33, por mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij artankoni@hotmail.com.

Please follow and like us: