Albspirit

Media/News/Publishing

Dyshohet se zjarri në Bibliotekën Kombëtare shkrumboi gazetat e viteve ’30

Dyshohet se koleksionet e vyera të gazetave të viteve 1930 janë shkrumbuar në zjarrin që ra para dy javësh në Bibliotekën Kombëtare.

Sipas shqiptarja.com behet fjale per gazetat e viteve ’30 që janë ‘Minerva’, ‘Leka’, “Përpjekja shqiptare”, “Bashkimi i kombit”, “Hylli i Dritës” apo “Fryma”.

Këto koleksione ishin një prej portave që na çonin në ngjarje më të rëndësishme politike, sociale, kulturore, të kësaj periudhe historike shqiptare.

Burime për Shqiptarja.com konfirmuan se bashkë me koleksionin e gazetave të viteve ’30 janë djegur dhe shumë Periodikë të para dhe pas Luftës, mes tyre dhe një pjesë e koleksionit të Zërit të Popullit.

Burimet bënë të ditur gjithashtu se pas verifikimeve të Policisë, u gjetën rafte të plota me libra tërësisht të shkrumbuar, sikurse dhe një pjesë që janë dëmtuar pjesërisht me shpresën se mund të restaurohen në të ardhmen.

Këto të dhëna bien ndesh me deklaratat zyrtare ku theksohej se nuk u dogjën botime të vjetra, por dorëshkrime të prodhuara në vitete 2000.

Please follow and like us: