Fleckenstein: Maqedonia nuk rrezikohet nga platforma shqiptare
Eurodeputeti Knut Fleckenstein është shprehur se platforma shqiptare nuk përbën rrezik për stabilitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.
“Unë jamë nga të paktët zyrtarë që e kanë lëxuar tamam këtë platformë, dhe mund të them se platforma shqiptare nuk përbën asnjë rrezik të madh për këtë shtet”.
Një ditë më parë, duke folur në konferencën me temë “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, Fleckenstein tha se është i zhgënjyer me zhvillimet poltike në Maqedoni.
Gjatë një interviste për televizionin “Nova” eurodeputeti gjerman tha se në Maqedoni nuk po funksionon demokracia, pasi palët nuk po dakordësohen për formimin e qeverisë së re.
Please follow and like us: