Franca i jep titullin e “Komandantit të Legjionit të Nderit”, Rama: Ia kushtoj Shqipërisë
Franca i ka dhënë kryeministrit shqiptar Edi Rama titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që është dhe vlerësimi më i lartë që jep ky vend.
Ky titull i është akorduar kreut të qeverisë nga vetë presidenti Fransua Holande.
Në një reagim të tij në profilin zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin e tij për këtë nderim, ndërsa ia dedikon titullin Shqipërisë.
Postimi i Ramës në Facebook:
I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit!
Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.
Faleminderit Francë????