Albspirit

Media/News/Publishing

Kanceri, Boçi: Trajtimet jashtë kosto dhe risk për pacientët

Kjo ‘’rrjedhje e pacientëve’’ siç e quan Boçit, pengon të kemi një regjistër të plotë të rasteve, për të kuptuar se në cfarë raporti ndodhet tendenca e përhapjes së sëmundjes në  Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit.

“Sot në sistemin tonë shëndetësor janë të gjitha mjetet e duhura, qoftë për diagnozë, qoftë edhe për trajtim. Nuk ka arsye pse të shkojnë jashtë të harxhojnë aq shumë sa ndërkohë që këtu brenda t’i zgjidhin në shërbimin publik pa asnjë pagesë. Nuk është normale të hedhin kaq lekë për trajtimin e tyre”, u shpreh Boçi.

Sipas Boçit, ndotja e mjedisit dhe ushqimet që ofrohen në treg janë faktorët kryesorë në përhapjen e kancerit tek gratë dhe moshat e reja. Megjithatë kapja në faza sa më të hershme arrihet përmes kontrolleve të vazhdueshme.

“Ato që dihen është mirë të parandalohen si kanceri i laringut, kanceri i mushkërive lidhen ekskluzivisht me pirjen e duhanit, të alkoolit që është potencues i duhanit. Tek kanceri në sferën e gjinekologjisë pap testi është mjet parandalues shumë i mirë. Nuk ka asgjë të keqe që çdo femër mbi 30 vjeç të bëjë një ekzaminim. Mamografia tek kanceri i gjirit, sot ofrohet në të gjitha spitalet dhe shërbimet publike”, tha për Report Tv Besim Boçi, shef shërbimi O.R.L,.

Kanceri në Shqipëri ka pësuar rritje me 70 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave spitalore, të bëra të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik.

Please follow and like us: