Mali i Zi, në paradhomën e NATO-s
Ratifikimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në aleancë tejkaloi një pengesë procedurale të hënën në senatin amerikan, i cili do të mblidhet për një votim përfundimtar më vonë gjatë kësaj jave. Miratimi i traktatit kërkon dy të tretat e votave në senat dhe pas kësaj presidenti mund të ratifikojë atë.
“Miratimi do të përmirësonte sigurinë. Ai do të forconte aleancën dhe do të dërgonte një mesazh të vendosur tek Rusia”, tha senatori Ben Cardin. “Asnjë vend jashtë aleancës nuk mund të vendosë veto ndaj asaj se kush mund të bashkohet, posaçërisht Rusia. Prandaj ne duhet të dërgojmë një mesazh të fortë”, tha ai. Sipas sekretarit amerikan i shtetit, Rex Tillerson, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, do të përcaktonte një kufi të ngjeshur të NATO-s, përgjatë bregut të Detit Adriatik.
Anëtarësimi i Malit të Zi duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të NATO-s para bashkimit formal të tij në aleancë, Vetëm tri vende anëtare nuk e kanë përmbyllur miratimin. Megjithatë, Daniel Serwer profesori i Universitetit John Hopkins thotë se Moska kurrë nuk do të heqë dorë në Mal të Zi. https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/28/serwer-moscow-is-not-giving-up-on-podgorica/\
“Moska do të vazhdojë të luftojë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe kjo do të jetë më e lehtë në fazën fillestare të administratës Trump. Por unë mendoj se Mali i Zi këtë vit do të bashkohet me NATO-n”. Ai shpjegon se presidenti amerikan Donald Trump do të bëjë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, në varësi edhe të kërkesave të Rusisë për NATO-n, Ukrainën dhe Sirinë. Sipas tij, Rusia vetëm destabilizim mund t’i ofrojë të rajonit.