Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i fortë i Kryemadhit për Ramën: Kryeministër s’të bëjnë vetëm votat, por duhet të mos jesh i urryer e klientelist

Monika Kryemadhi është ndër deputetet e LSI që është përfshirë më shumë këto ditë në debat me PS. Ajo ka akuzuar qeverinë për kanabisin, për lënien e fermerëve pa ujë, për dështimin e reformës në arsim, etj.

Sot Kryemadhi ka përforcuar qëndrimin e shprehur nga disa eksponentë të LSI se pa opozitën s’shkohet në zgjedhje, teksa foli në një intervistë në Neës 24.

“Unë uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim, nëse s’do të hyjë opozita në zgjedhje, s’je më demokraci pastaj. Se është si puna e asaj që, po më kërcënove, unë nga inati s’e bëj. Gjërat duhet të jenë parimore, principale, se në 2008 bëmë grevë urie dhe ja ku janë sot PD më parë PS, se nuk janë budallenj”.

Kryemadhi thotë se LSI do të marrë 40 deputetë në zgjedhje dhe shkon më tej me idenë e hedhur në LSI se kryeministër i ardhshëm mund të jetë Ilir Meta. Ajo shprehet se për të qenë kryeministër nuk është vetëm vota që e përcakton, por edhe fakti se sa i pranueshëm apo i urryer je.

“Ne kemi 20 deputetë, por unë mendoj që do t’i kalojmë 40.

-Do dilni forcë e parë?

– Pse jo, s’është çështja tek kryeministri, se ti mund të jesh kryeministër, por mund të bëhesh edhe njeriu më i urryer.

-vlen kjo për zotin Rama?

Vlen për çdo kryeministër që varfëron njerëzit e vet, bën politika klienteliste…”.

Please follow and like us: