Mogherini paralajmëron Turqinë: Ndali provokimet ndaj Greqisë!
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federika Mogherini, i kërkoi Turqisë që të ndalë provokimet e vazhdueshme ndaj Greqisë dhe të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë.
Mogherni iu përgjigj kërkesës së dorëzuar në Parlamentin Europian nga deputeti grek i PE-së, Nikos Androulakis, i cili theksonte se Turqia duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare.
“Bashkimi Europian i ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimet e tij dhe i ka kërkuar Turqisë që të shmangë kërcënimet apo veprimet që cënojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore”, tha Mogherini