Albspirit

Media/News/Publishing

PBDKSH PËR ZHVILLIMIN TERRITORIAL

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që Zoti i ka dhënë malin, fushën, detin, lumenjtë dhe pasuritë nëntokësore.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i varfër, me një ekonomi të paqëndrueshme dhe me një prodhim vendas të papërfillshëm duke bwrw krahasime me mundësitë reale që ka.
Ne mendojmë, se politika nuk duhet të merret vetëm me nivelin kombëtar tw pwrfaqwsimit politik, sepse këtë duhet ta bëj Qeverisja. Po ashtu siç kemi thënë, jo të gjitha partitë duhet të jenë me përfaqësim kombëtar e të merren vetëm me çështje kombëtare.
Shqipëria, sot ka probleme serioze me përfaqësimin lokalin, me vlerësimin e lokales dhe vendosjen e saj në shërbimin e zhvillimit kombëtar.
Shqipëria ka deficite të mëdha përfaqësimi dhe në optikën reale duket sikur përfaqësohet denjësisht politikisht vetëm kërthiza e Shqipërisë, Tirana. E dini pse? Sepse, të gjitha subjektet politike në Shqipëri, pavarësisht madhësisë nuk kanë për qëllim përfaqësimin e territorit, por kanë synim marrjen/arritjen e pushtetit për ta vënë në shërbim të personales dhe të interesave të ngushta.
Kjo optikë e ngushtë e partive e lidhur vetëm me pushtetin dhe interesat personale, ka krijuar një terren të shterpë të përfaqësimit politik dhe thuajse inekzistent sapo del jashtë Tiranës.
Shumica e partive nuk kanë as seli nëpër qarqet e tjera dhe i hapin ato vetëm në kohën e zgjedhjeve për të bërë kantiere votash. Disa të tjera i kanë selitë, por janë shterpë e nuk prodhojnë ide, përfaqësim apo mekanizma serioze të përfaqësimit qytetar.
PBDKSH nuk ka vendosur dhe nuk ka ego për të qenë parti kombëtare, por parti që vlerëson/përfaqëson lokalen duke e vënë në shërbim të zhvillimit kombëtar.
Kjo ka qenë arsyeja që për herë të parë një Seli Qendrore e një parti hapet në Lezhë dhe jo në Tiranë dhe kjo është bërë për të pasur lidhje me territorin, për të rritur përfaqësimin e lokales.
Shqipëria ka dy parti kombëtare të nivelit kombëtar PD dhe PS, të tjerat thjeshtë kanë humbur lidhjen me realitetin territorial dhe pretendojnë vetëm pushtetin duke qëndruar në Tiranë, ne vendin ku ziejnë kazani i intrigave politike.
Megjithatë, Shqipëria, ka probleme të mëdha që lidhen me infrastrukturën e pazhvilluar, me faktin se procesi i urbanizimit në nivel kombëtar nuk ka mbaruar dhe mbi të gjitha edhe me mendësinë e vjetër të politikës për të jetuar në Tiranë dhe për të qeverisur vetëm nga Tirana.
Në këto rrethana, PD dhe PS e kanë të pamundur të mbulojnë të gjithë territorin, ta përfaqësojnë politikisht. Në këto rrethana, tashmë jemi përballë faktit të një deçifiti demokratik dhe të largimit të politikës nga qytetarët.
Tirana, sot është një lloj si Brukseli, simbolizon politikën kombëtare, por nuk mbulon përfaqësimin politik të territorit.
PBDKSH është në një frymë me proceset kombëtare, me Kushtetutën dhe me unitetin kombëtar, por ka prioritete përfaqësimi politik këto qarqe:

-Shkodër
-Lezhë
-Kukës
-Tiranë
-Durrës

Ne do të propozojmë platformën tw zhvillimit ekonomike të Lezhës, Kukësit dhe Dibrës. Kjo lidhet edhe me emergjencën ekonomike që shfaqin këto qarqe dhe me potencialet reale ekonomike që kanë ato për të kontribuar në zhvillimin ekonomik kombëtar.

Pasqyrim

Lezha, Kukësi e Dibra kanë burime të jashtëzakonshme natyrore që lidhen me pasuritë minerare si: Krom, Bakër, Nikel, Hekur dhe Flori. Minierat e Bulqizë, Krastës, Mirditës dhe të Kukësit kanw pasuri tw pafundme minerale.
Këto qarqe kanë bukuri të mrekullueshme natyrore;
Lezha ka detin, lumin, malin, arkeologjinë
Kukësi ka malin, lumin dhe liqenin
Dibra, ka lumin, malin, liqen dhe pasuri arkeologjike.

Konstatime

Pavarësisht pasurive të rëndësishme natyrore këto vende përballen me:
-Varfëri ekstreme
-Papunësi alarmante sidomos tek të rinjtë
-Infrastrukturë mesjetare
-Shëndetësi mesjetare
-Arsimi mesjeta
-Deficit demokratik e përfaqësimi politik
-Urbanizim mesjetar

Politika dhe territori

Ndarja territoriale me bashki të mëdha dhe me njësi administrative ka krijuar mungesë përfaqësimi institucional mbi territorin. Mbi 90% e territorit të Lezhës, Kukësit dhe Dibrës janë të papërfaqësuara dhe të pa qeverisura si nga Pushteti Qendror dhe nga ai Lokal dhe kjo ka sjellë probleme serioze me menaxhimin, kontrollin dhe identifikimin me territorin.
Decentralizimi ka ardhur si një domosdoshmëri, kur pushteti është shumë i centralizuar vetëm në duart e disa e këto qëndrojnë në Kryeqytet. Në fakt, Shqipëria pas viteve ’90 e deri në ditët e sotme nuk ka pasur probleme me centralizimin e pushtetit, por anarki totale, paaftësinë e politikës për të kontrolluar e qeverisur territorin.
Mendojmë se centralizimi i pushteti ka kaluar nga Pushteti Qendror në Pushtetin Lokal, Bashkitë mbajnë peng territore pafund që nuk kanë mekanizma politike dhe institucionale për t’i menaxhuar dhe për t’i qeverisur.
Në kushtet e një ndarje aktuale territoriale, njësitë administrative janë kthyer në qendra burokratësh dhe oligarkësh që janë të izoluar me territorin, por vetëm marrin një rrogë pa qenë në gjendje për të qeverisur territorin. Pra, Bashkitë aktuale nuk janë në gjendje të qeverisur territoret e tyre shumë të zmadhuara.
Në këto rrethana, subjekte politike si PBDKSH që janë të lidhura me territorin, duan të përfaqësojnë lokalen dhe ta vendosin në shërbim të zhvillimit kombëtar janë të domosdoshme për të mbuluar boshllëkun e përfaqësimit politik dhe defiçitin demokratik që është një dhënë faktike në Lezhë, Kukës dhe Dibër.
Kjo ndarje territoriale duhet të shoqërohet me rritje buxhetit të Pushtetit Qendror të akorduar për Bashkitë si dhe tu jepet më shumë autonomi për të administruar të ardhurat lokale që duhet të përdoren ekskluzivisht për zhvillimin lokal.

Propozimi i PBDKSH për këto qarqe

Propozimi i PBDKSH për zhvillimit ekonomik të këtyre tre qarqeve është në tre faza:

Faza I

Investimet më të mëdha duhet të përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës duke e modernizuar dhe bërë me standardet e vendeve të tjera.
– Ndërtimin e Rrugës së Arbërit
– Ndërtimi e rrugës së Pukës
– Plotësimin dhe përfundimin e Rrugës së Kombit
– Ndërtimin e një autostrade të vërtetë Shkodër Tiranë.
– Asfaltimin e të gjithë rrugëve dytësore, rrugëve që lidhin fshatrat edhe në zonat e thella malore.
– Ndërtimin e teleferikëve në zonat e thella malore.
Pa infrastrukturë nuk ka kontroll, menaxhim dhe përfaqësim territori. Po ashtu përfundimi i procesit të urbanizimit për qytetet dhe për njësitë administrative. Këto tre qarqe kanë potenciale të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për të zhvilluar territorin, por edhe për t’i dhënë shtysa të forta zhvillimit ekonomik kombëtar. Investimet në infrastrukturë janë shumë të mëdha, por do të vendoste në pozicionin e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike të e këtyre qarqeve.

Efektet e këtyre investime do të sillnin këto të mira konkrete:

– Rritje të eksporteve
– Forcimin dhe pasurimin e “Made in Albania”
– Modernizimin e turizmit dhe rritje e numrit të turizmit, sidomos malor duke luftuar kështu varfërinë dhe duke rritur punësimin. Madje, rritje e punësimit do të ishte aq e rëndësishme duke rritur punësimin edhe ne shifra e shtrirje kombëtare.

Faza II

Investime dhe politika të rëndësishme në modernizimin e industrisë minerale. Me modernizimin e infrastrukturës dhe plotësimin e procesit të urbanistikës, këto qarqe do të bëhen shumë tërheqëse për investitorët e huaj të mëdhenj e serioz. Duhet të lobohet shumë për të thirrur industrialist të rëndësishëm sidomos amerikanë në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve.
Nga viti ’90 në kushtet e një industrie minerale mesjetare kemi nxjerrë flori dhe e kemi eksportuar në Durrës me vlerën e një guri. Shqipëria ka eksperiencën e duhur inxhinjerike dhe kapacitetet për të ngritur një industri moderne, funksionale dhe efikase të përpunimit të mineraleve.
Këto tre qarqe kanë burime dhe kapacitete të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike hidrike, por jo vetëm kaq. Lezha, Kukësi dhe Dibra kanë kapacitete të jashtëzakonshme të prodhimit të burimeve të energjisë elektrike alternative nga era dhe dielli që nuk e dëmtojnë territorin, por i japin një suport të rëndësishëm zhvillimit ekonomi të këtyre qarqeve dhe të krejt vendit.

Faza III

Faza e tretë është për të forcuar prodhimin e territorit, administrimin profesional dhe zhvillimin e agriturizmit.
PBDKSH është i idesë se asistenca sociale që u dhënë banorëve të këtyre zonave nga fillimet e viteve ’90 deri më sot, ka pasur vetëm efekte negative.
Kjo asistencë sociale ka nxitur papunësinë, varfërinë dhe parazitizmin social. Këto zona nuk kanë nevojë për asistencë sociale, sepse Zoti u ka dhënë të gjitha mrekullitë.
Politika, Pushteti Qendror dhe Lokal duhet të rrisin investimet në sistemin arsimor profesional, rritje e subvencione në bujqësi, futje e teknologjive moderne në bujqësi dhe asistencë për projekte të rëndësishme në fushën e agriturizmit.

Në sistemin arsimor propozojmë:

1. Hapjen e një shkollë të madhe profesionale të peshkimit në Lezhë.
2. Hapjen e një shkolle të mesme profesionale për industrinë minerale në Rrëshen dhe Bulqizë
3. Hapjen e një shkolle të mesme profesionale për hotelerinë e turizmin malor në Peshkopi dhe në Kukës dhe Pukë
4. Hapjen e shkollave për agronom të mesëm në Lezhë, Rrëshen, Burrel, Peshkopi dhe Kukës
Politika serioze për rritjen e prodhimit të territorit, mbrojtjen dhe promovimin e tij si brenda territorit ashtu edhe për eksporte.

Kjo platformë e PBDKSH për zhvillimin ekonomik të këtyre qarqeve nuk pretendon ta vendos në zbatim dhe ta realizojë vetëm. Ajo kërkon të bashkëpunojë me subjektet politike kombëtarë duke dhënë kontributin e saj në Qeverisjen qendrore dhe duke kontribuar me platformën e saj për tu dhënë një përfaqësim dinjitoz, zhvillim të qëndrueshëm të këtyre territoreve lokale duke i dhënë kështu një shtysë edhe zhvillimit kombëtar.

Please follow and like us: