Përballë Gjermanisë (BE) me laps në dorë – intervista e “pazakontë” e ministrit të Jashtëm polak
Duket se me Poloninë Europa, e sidomos Bashkimi Europian, po njeh një problem serioz. Një vend katolik, me histori kyçe në zemër të kontinentit, me kontribute në kulturë dhe histori, Polonia sot po sheh larg vijave të BE-së, larg predikimit të moralit të tij. Shembulli më i qartë në këtë drejtim është, ndër të tjerë, edhe ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski , doktor shkencash në histori, i cili dikur deklaroi se Polonia rrezikon të zhduket në miksimin e kulturave dhe të racave për t’u bërë pjesë e një “bote çiklistësh dhe vegjetarianësh”. Dhe pikëpamjet e tij, tepër kritike ndaj asaj që përfaqëson BE-ja, ai i shpreh hapur edhe në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel”, të cilën e nis me një pyetje: “Keni marrë gjë direktiva politike nga pronari juaj përpara kësaj interviste?”
Ministri polak ka dalë me idenë se Polonia duhet ta ulë në mënyrë drastike besimin te BE-ja dhe duhet të nisë politika negative. Për këtë çështje Waszczykowski ka sqaruar:
“Për shumë vjet u munduan të na bindnin se BE-ja ishte një klub altruistësh dhe se rivalitetet e interesave nacionale ishin diçka e së shkuarës. Samiti i dy javëve më parë e bëri të qartë se nuk është kështu. Ne mësuam se duhet të mbrojmë interesat tona politike. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi më pak fuqi dhe potencial ekonomik sesa Gjermania. Por dëshirojmë që shqetësimet tona të merren seriozisht”.
I pyetur se ku po cenohen interesat polake, përgjigja e ministrit është e rrufeshme:
Kudo. Merrni p.sh politikën e energjisë dhe ndërtimin e Rrymës Veriore 2, gazsjellësit mes Rusisë dhe Gjermanisë. Apo politikën për klimën. Kufizimet strikte të CO2 e dëmtojnë seriozisht ekonominë polake sepse energjia jonë bazohet te qymyri. Ne nuk mund të lejojmë që të bëhemi një provincë me ajër të pastër. Ne kemi nevojë për të dyja: mundësinë për rritje dhe një mjedis të pastër. BE-ja duhet të sanksionojë kërkesa më fleksibël në përputhje me shpirtin e solidaritetit europian
Cinizmit i lë vëndin pëërballja e shifrave, kur ministri polak duket i përgatitur për çdo gjë teksa e sheh BE-në njësoj si presidenti amerikan Trump, një klub që i shërben Gjermanisë. Për çështjen e ngritur nga intervistuesi se ekonomia polake po ecën mirë dhe se deri në vitin 2020, Polonia do të ketë përfituar 80 miliardë euro nga fondet strukturore të BE-së, Waszczykowski ka këtë përgjigje:
“BE-ja është përfituesi kryesor nga anëtarësimi i Polonisë. Ne jemi një treg prej thuajse 40 milionë njerëzish. Keni fituar një sasi të jashtëzakonshme parash prej nesh; vetëm gjermanët kanë shitur 55 miliardë euro mall në Poloni. Ne i shohim paratë nga fondet strukturore si kompensim për hapjen e tregut tonë”.
Ndërtimi i rrugëve të reja? Dakord, këtu pëërfitohet, por vërejtja është se “ato po i ndërtojnë kompani të Europës Perëndimore”. I pyetur nëse kjo politikë e çon Poloninë në izolim, ministri i Jashtëm ka sqaruar se qeveria aaktuale në Varshavë, nuk bie dakord me idenë e ngulitur gjatë se “çdo gjë që do shumica në BE është mirë për Poloninë”.
Waszczykowski ka hedhur poshtë asosacionet që i bëhen partisë së tij, “Ligj dhe Drejtësi” me “Alternativa për Gjermaninë”, duke cilësuar qartë se “ne e shohim veten si një parti konservatore paatriotike që përqendrohet në nevojat sociale dhe mbrojtjen e vlerave kristiane dhe traditave historike. Ne jemi definitivisht demokratë dhe refuzojmë oidetë shoviniste”.
http://www.spiegel.de/international/europe/poland-foreign-minister-waszc…