Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi Meta-Kokëdhima 2 ditë para 1 Prillit!

Kryetari i LSI­-së dhe njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta u takua sot me themeluesin dhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima.

Takimi zgjati 45 minuta dhe u diskutua për situatën politike, për tejkakimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës ,

Gjithashtu temë tjetër diskutimi qe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

LSI-­ja e  z.Meta është regjistuar në KQZ për zgjedhjet parlamentare, por ka deklaruar zyrtarisht se është e pamendueshme që në vitin 2017 të ketë zgjedhje pa opozitën.

Ndërsa kreu i lëvizjes ZGJIDHJA, Kokëdhima, ka deklaruar se pa opozitën nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë, duke i bërë thirrje shumicës së majtë dhe opozitës së djathtë që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën.

Please follow and like us: