Albspirit

Media/News/Publishing

Alfred Kaçinari nderohet me një titull prestigjioz

Kompozitori i njohur Alfred Kaçinari tashmë i larguar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i madh” për kontribute të veçanta në zhvillimin e muzikës shqiptare.

Ceremonia e dekorimit të tyre u zhvillua sot më datë 30.03.2017 në orën 11:00 në ambientet e presidencës më praninë e Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani dhe të shumë kolegëve dhe artistëve të tjerë.

Ai ka publikuar foton e çertifikatës dhe dekoratës në Facebook dhe bashkangjitur me të shkruan: “Falenderim e mirënjohje e thellë për vlerësimin”.

Më në fund, mund të themi se puna e tij shumë vjeçare është shpërblyer disi.

Please follow and like us: