Albspirit

Media/News/Publishing

Ditmir Bushati LAJME Bushati përshëndet ratifikimin e marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati përshëndeti të enjten ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve të nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.

“Lajm i mirë nga Kosova ku Kuvendi sapo ratifikoi marrëveshjet e nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor. Të dyja këto nisma rajonale të rëndësishme do të kenë selinë e tyre në Tiranë”, shprehet Bushati.

Kjo, sipas tij, është një dëshmi tjetër e rolit të posaçëm të Shqipërisë dhe përkushtimit tonë për më shumë siguri, mirëqenie dhe orientim të qartë euro-atlantik të rajonit.

Please follow and like us: