Ish-drejtuesi i FBI, konsulent kryesor i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Shtetasi amerikan Louis Freeh, ish drejtues i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) pritet të jetë në Shqipëri si konsulenti kryesor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vizitën e parë Freeh e bëri disa ditë më parë kur i ardhur në Tiranë vizitoi zyrën ministrore të Fatmir Xhafës, një ditë pasi ky i fundit filloi detyrën e tij në krye të Ministrisë së Brendëshme. Nisur nga kjo hamendësohet, me të drejtë, se caktimi i ish zyrtarit më të lartë amerikan të një strukture hetim,i nga më potentet në botë, është pjesë e seriozitetit me të cilin është angazhuar qeveria amerikane në ndihmë të luftës ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Sepse kush është Louis Freeh?
Republikan, nga përmbajtja politike,Freeh ka qenë pjesë e stafit të guvernatorit të Neë Jersey, Donald Di Francesco, një figurë republikane potente gjithashtu, por edhe mik i afërt i ish kryebashkiakut emërmadh të Neës Yorkut, Rodolf Giuliani, po ashtu me përbërje politike republikane. Freeh aktualisht ndodhet pranë qarqeve të mazhorancës republikane të presidentit Trump, ku Giuliani është një figurë e rëndësishme. Me këtë përbërje politike vizita në Tiranë dhe caktimi i Mr.Freeh si konsulent i parë i BKH duhet vlerësuar si një eveniment i rëndësishëm.
Në aspektin profesional 57 vjeçari nga shteti I Neë Jerseë, Louis Freeh, përfaqëson modelin e luftëtarit ndaj mafias botërore, e në veçanti ndaj trafikantëve të drogës dhe lidhjeve të tyre me politikën. Por, Freeh njihet edhe si shok i afërt me legjendën italiane të atimafias, Giovani Falconen, i cili në bashkëpunim me zv.prokurorin e atëhershëm të Neë York-ut, Rudy Giuliani, realizuan operacionin legjendar antimafia “Pizza Conections” në vitin 1987. Ky operacioni erdhi pas disa vjet hetimesh të fshehta nëpërmjet të cilave u arrit të faktoheshin gjithë lidhjet e organizatës mafioze siciliane Cosa Nostra në trafikimin e heroinës dhe kokainës. Që pati si finale “Maxi proceso”, i cili nxorri para drejtësisë palermitane, procedoi dhe dënoi me burgim të përjetshëm drejtuesit kryesorë të mafias, si edhe bosët e krimit në Neë York.
Në vitin 1993, në kohën e luftës së madhe të qeverisë amerikane ndaj superbosëve latinë të narkotrafikut, Luis Freeh u emërua nga ish presidenti Bill Clinton në krye të FBI-së, ku qëndroi në detyrë edhe gjatë kohës së mandatit të presidentit George Ë. Bush. Paskëtaj Freeh u emërua si ndihmës nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, John Ashcroft, që e cilësoi si “zyrtar model të luftës ndaj krimit”.
Pas këtij posti të lartë Freeh ka punuar si konsulent i shumë zyrtarëve në SHBA, kryesisht në luftën ndaj krimit të organizuar, për t’u tërhequr më pas në profesionin e lirë të avokatit, ku është shumë i kërkuar dhe mbulon çështje të natyrës speciale. Gjatë operacioneve e tilla si “Pizza Conections” por edhe në kohën e FBI-së, Freeh ka hetuar një pjesë të mirë të mafias shqiptare në SHBA që ka vepruar kryesisht e ngushtësisht me Cosa Nostran italiane palermitane. Arsye e mjaftueshme kjo për të aluduar se Freeh është njeriu i duhur për të qëruar pisllikun shqiptar dhe se ardhja e tij në Tiranë ka lidhje me ndjekjen e hetimin e qarkullimit, pastrimit dhe përdorimit të parave të mafias në politikë. /CityNews