Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si i zgjedh Xhorxh Soros kandidatët dhe drejton shtetet

Peter Tase

Kur Kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij morë kryesimin e qeverisë së Shqipërisë në shtator të vitit 2013, askush nuk do ta kishte menduar se praktikantët e George Soros, do ta kthenin “Tokën e Shqiponjave” në një vend ku çantat e mbushura me marijuanë do të zbarkonin në brigjet e Durrësit, portit të Shqipërisë në Adriatik, duke pritur për t’u dërguar jashtë vendit nga ajri ose nga deti.

Në sajë të interesave strategjike financiare të George Soros për plantacione marijuane në të gjithë vendin gjatë 4 viteve të fundit, situata e sigurisë së brendshme të Shqipërisë është përkeqësuar me shpejtësi, si dhe grabitjet e bankave kanë arritur në nivele rekord.

Ndryshimet e fundit në qeverinë socialiste janë një tregues tjetër se Tirana zyrtare nuk është e gatshme që të ndërmarrë aksion për të shkatërruar rrugët e trafikur të marijuanës nga Shqipëria në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës. Zëvendësimi i Saimir Tahirit me Fatmir Xhafajn (vëllai i të cilit po përballet me akuza të trafikut të drogës në Venezuelë), tregon edhe njëherë lidhjet e rrënjosura thellë të Ramës me bandat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke mbajtur lidhje të ngushta me miliarderin Soros dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndikimi i z.Soros gjatë viteve të administratës Obama në favor të Ramës, e ka pikënisjen në vitin 2011 kur Soros i bëri thirrje Sekretares së Shtetit Hillary Clinton për të ndërhyrë në demonstratën e dhunshme që shpërtheu në Shqipëri.

Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive për Speronews më 29 mars, deklaroi se “trafiku i madh i drogës i drejtuar nga Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë të urdhëruar nga z.Soros përtej Atlantikut, ndihet në çdo fshat e qytet të Shqipërisë. Në këto ditë të para të pranverës, Ediscobari paraqiti para gjithë shqiptarëve një dhuratë të veçantë, dhe kjo është droga”.

Përveç kësaj, Berisha deklaroi gjithashtu se “në poste kyçe të administratë shtetërore janë emëruar banditë”.

Shqipëria, një vend anëtar i NATO, drejtohet nga deputetë dhe ministra me njollë në histori. Për ish-kreun e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e PD, Lulizm Basha, vendi drejtohet nga “njerëz të dënuar për trafik të qenieve njerëzore, për trafik droge, për pastrim parash, për vrasje me paramendim, që të gjithë shërbejnë nën besimin e plotë të z.Rama”.

Në një intervistë për Breitbart News, Basha tha: “Sot sfida e Shqipërisë është të largojë kriminelët nga Parlamenti dhe nga postet kyçe të administratës, të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është e sigurt se të ardhurat e përfituara nga trafiku 4-vjeçar i drogës, do të ndikojnë në shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve, siç ndodhi në vitin 2015″.

Sipas Breitbart News, Basha beson se Rama është investimi i z.Soros, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

Të ndodhur në një situatë të tillë të zymtë, Shqipëria është në udhëkryq. Edhe pse DASH është në periudhë tranzicioni, ajo duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Shqipërisë.

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme për 3 muaj, dhe nëse Uashingtoni nuk mban një sy të mprehtë nga Tirana, atëherë George Soros do të vazhdojë të zgjedhë kandidatët në çdo kuti votimi në vend./Speroforum.com/

Materiali origjinal : http://www.speroforum.com/a/MUAIDIBKIU28/80463-How-George-Soros-picks-candidates-and-ruins-countries?utm_medium=top%201&utm_campaign=MUAIDIBKIU28&utm_content=80463&utm_source=front&utm_term=How%20George%20Soros%20picks%20candidates%20and%20ruins%20countries#.WNv-Mm-GPcu

Please follow and like us: