Albspirit

Media/News/Publishing

Mitropoliti i Janinës vendos për të ardhmen e Andi Lilës në Greqi

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe skuadrës Greke të Pas Janinës, Andi Lila është parë në një video të publikuar në rrjetet sociale duke u tallur me priftërinjtë grekë dhe veprimet e tyre në momentet para ndeshjeve që ai luan me klubin e tij. Pas bërjes publike të kësaj video, klubi grek pritet të marrë masa në drejtim të lojtarit.

Pasi është kthyer në Janinë, Andi Lila ka pasur një takim me drejtuesit e klubit dhe këta të fundit kanë deklaruar që do të jetë Mitropoliti i Janinës, Maksimo Papajanis ai që do të vendosë për fatin e mesfushorit. Nuk dihet nëse Mitropoliti do ta pranojë faljen e Lilës në emër të të gjithë të krishterëve apo jo.

Please follow and like us: