Modelja mbipeshë, e lakmuara e firmave të të brendshmeve
Ashley Graham është lumturuar shumë këtë vit pasi është bërë pjesë e kopertines së Vogue apo e preferuara e ‘Sports Illustrated’ . Por modelja mbi peshë, ‘over size’ siç shprehen rëndom në anglisht ekspertët e modës, tani është dhe pjesë e edicionit të Elle, duke pozuar për një dyqan kanadez që reklamon modelet e brendshme të femrave. Dhe dje, vajza nga Nebraska ka reklamuar një pjesë të koleksionit të quajtur ‘Rebel Beauty’, të cilat po jua sjellim në këtë set fotografish.


