Albspirit

Media/News/Publishing

Muharrem Meko: Një histori me tritol…

Fundi i vitit 19.. !

Pushteti i pas “revoltave”, kishte marë konturet e plota; afendikojte, kishin zene vendet ne qeveri e parlament; tarafet kishin pushtuar doganat, tatimet e gjitheandej, ku paraja rridhte…! Çuditerisht me emrimet asgje s ka ndryshuar, (keshtu si gjate gjithe ketyre 25 vjeteve); degjoheshin emra ordineresh, lojtare kaziniosh pa asnje vlere e lidhje me ata qe kishin kontribuar, aq shume! Midis tyre perbente habi e irritonte, emri i nje ish prokurori, bandit e kumarxhi, pijanec ordiner, i emëruar si drejtor dogane (!).

Kush e degjonte, zinte prapanicen me dore e çirrte fytyren; une nje dite po e nje dite jo, do te botoja shkrim per katrahuren ne ate dogane, ku kurba e kontrabandes jo vetem qe s’ulej, por perkundrazi, bente perpjete…i bindur se ndihmoja shtetin!

Shume miq, me sugjeronin te beja kujdes, pasi isha kthyer ne bezdi, per kontrabandistet…
Nje mbremje me bie telefoni; njoha zerin e nje djali fare te njome, qe fatkeqesisht dega e PD-se bashke edhe me shume bashkemoshatare te tij adoloshente, i pat manipuluar keqas, duke i perdorur deri ne ekstrem, ndaj kundershtareve te vet…

– Dua te te takoj patjeter- me tha; mundesisht sot!
U nisa per tek vend-takimi qe fiksuam!
E kisha ne “serë ” miqesie dhe mendova se mund te me kerkonte ndonje nder, por ai dukej shume i emocionuar, aq sa pa u ulur ende, nisi; Sot me thiri drejtori i doganes se…dhe me kerkoj te vendosja tek dera e shtepise tende, tritol…ne kembim te 10 milion lekeve (!).
Dhe ti cfare u the?- e pyes qetesisht.

U thash se nuk mund ta bej dot, sepse e njoh dhe e kam timin…por te lutem mos e boto kete, me thote, gjithe sinqeritet- sepse ata, me porositen qe mos te te them, ne asnje menyre…!
– Do ta botoj i pergjigjem, sepse nese ti i refuzove, ata do te gjejne nje tjeter… per 10 milion lekë, ka bandite qe djegin qytetin e jo me hyrjen time… dhe se dyti; une banoj ne nje pallat me te tjeret…c’kusur kane ata te hidhen ne erë, per “fajin” tim?

Ti e di, bej si te duash; – mu pergjigj ai, disi i bindur ne ate qe i thashe. U ndame, une drejt e tek makina e shkrimit; te nesermen ne faqen e pare, shkrimi me titul “gazetaret e ZP, kercenohen me tritol”!

Shume miq te mi, drejtues te larte te PS dhe shtetit, te asaj kohe, me moren njeri pas tjetrit ne telefon, per te shprehur shqetesimin dhe mbeshtetjen e tyre.
Pas tri ditesh, shkarkohet drejtori i doganes…per te shkuar keshilltar ministrie (!)

Please follow and like us: