Albspirit

Media/News/Publishing

Reali paguan 300 mijë euro për një portal

Ju e dini: asnjë portal nuk hapet pa qëllim, sidomos ato politikë. Një klub thuajse i tillë është Real Madrid, presidenti aktual i të cilit, Florentino Pérez, ka paguar 300 mijë euro për hapjen e një portali në ndihmë të madrilenëve.

Numri 1 i Realit dhe Alejandro Pedro u pajtuan në shtator 2013 për të krijuar www.diariobernabeu.com, që kishte si objektiv pastrimin e imazhit të Real Madridit, duke sulmuar rrjetet sociale dhe sajtet e tjera.

“El Diario” sot shkruan se presidenti Pérez dhe Antonio Galeano, udhëheqës i pajisjeve të komunikimit të Real Madridit, e kanë paguar dhe urdhëruat Alejandron që të monitoronte e filtronte paraprakisht ato që duheshin publikuar dhe çfarë jo nëpër portale.

Nuk mbyllet me kaq, pasi janë organizuar edhe fushata kundër njerëzve të ndryshëm, janë vënë nën presion gjyqtarët para ndeshjeve, ashtu si edhe trajnerët, kur këta të fundit bënin formacionin pa përfshijë yjet që donte Perez.

Please follow and like us: