Albspirit

Media/News/Publishing

Ristani: S’dalim nga këtu pa qeveri teknike

Ndërkohë që në Kuvend u zhvillua seanca parlamentare, opozita mban seancë paralele në çadrën e ngritur përballë kryeministrisë. Partia Demokratike ka vijuar edhe sot ti qëndrojë deklaratave të mëparshme ku akuzohet qeveria dhe kërkohet qeveri teknike. Në emër të PD-së deputeti Arben Ristani ka deklaruar se shqiptarët janë të revoltuar me qeverinë e Ramës dhe sipas tij e vemja rrugë është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet qeverisë teknike.

“Kjo qeveri me këto parametra nuk mundet të sigurojë zgjidhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk garanton Edi Rama, vetëm qeveri teknike. Asnjë protestë nuk ka zgjatur kaq shumë”, deklaroi Ristani nga çadra.

Më tej deputeti i PD-së ka vijuar me akuza ndaj qeverisë, ku sipas tij është përfshirë në trafikun e drogës.

“Në parlament u futën vrasës dhe tutorë vajzash. Eskobari i drogës doli nga qeveria e Ramës, shqipëria u mbush nga kanabisi, era e ndryshimit ka vijuar me presidentin Trump dhe do vije edhe në shtete të tjera, do bien të gjithë bastionet e krimit kudo që janë. Të vendosur deri sa të ja dalim. Fitorja do të vijë dhe do rezistojmë deri në fund për zgjedhje të lira dhe për të pasur një republikë të re” ka thënë Ristani.

Please follow and like us: