SKANDAL/ Në fabrikën e Coca Cola-s, kanoçe të mbushura me m*t
Një skandal është zbuluar në një nga fabrikat më të mëdha të pijes “Coca Cola” në Lisburn të Irlandës së Veriut.
“Belfast-telegraph” raportoi para dy ditësh se punëtorët e turnit të natës të fabrikës kishin mbetur të shokuar, kur zbuluan se brenda një numri të madh të kanoçeve të Coca Colës, që ishin dërguar për t’u mbushur me pijen jo alkoolike, kishte jashtëqitje njeriu.
“Ishte e tmerrshme, makinat u fikën për 15 orë rresht në mënyrë që të pastroheshin”, ka thënë një burim për të përditshmen “Belfast-telegraph”.
“Ishte e pazakontë sepse kanoçet normalisht vijnë nga Britania, ndërsa këtë herë me sa duket vinin nga Gjermania”, sqaron më tej burimi.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe dyshohet se emigrantët në Gjermani kanë përdorur një pjesë të kanoçeve Coca Cola në vend të tualetit.
Vetë kompania ka reaguar dhe ka thënë se ky është një rast i izoluar, i cili është zbuluar në mënyrë të menjëhershme.
Por lajmi i shpërndarë me shpejtësi nga disa media botërore, ka shkaktuar shqetësim tek konsumatorët.
Nuk dihet se në sa vende mund të jenë shpërndarë kanoçe të tilla, apo në sa fabrika të pijes së njohur siguria është e këtyre standardeve skandaloze.
Coca Cola ka fabrika në disa vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.