Tillerson viziton për herë të parë Turqinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson filloi sot vizitën e parë në Turqi, që synon të ndërtojë marrëdhënie të mira me administratën Trump pavarësisht tensioneve ekzistuese për çështjen e Sirisë.
Tillerson, zyrtari më i lartë amerikan që shkon në Turqi që prej marrjes së funksionit të administratës së Donald Trump, u takua në mëngjes në Ankara me kryeministrin, Binali Yildirim para një takimi të parashikuar me presidentin, Recep Tayyip Erdogan.
Zyrtarët e dy vendeve, aleate në NATO, konfirmuan se Tillerson dhe bashkëbiseduesit e tij turq do të kenë në qendër të bisedimeve luftën në Siri ku dy vendet janë përfshirë.
Turqia dënon herë pas here mbështetjen e dhënë nga Uashingtoni në Siri për milicët kurdë të YPG në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.
Vizita e Tillerson ndodhi pas njoftimit dhe të përfundimit të operacionit “Mburoja e Eufratit” ndërmarrë në Siri gushtin e kaluar.