Albspirit

Media/News/Publishing

Afrim Krasniqi: Kriza e vërtetë ende s’ka ardhur, duhet të prisni edhe pak

I ftuar në studion e televizionit Ora News, analisti Afrim Krasniqi, tha se kriza e vërtetë nuk ka ardhur akoma.

Sipas tij kriza e vërtetë fillon kur të skadojë afati i regjistrimit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhe kur të ketë një përgjigje përfundimtare për vettingun.

“Data kur do të fillojë kriza është momenti kur skadon afati i regjistrimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kur ka një përgjigje përfundimtare për vettingun. Jemi akoma në atë fazën që ne e quajmë faza e konsumimit të mjeteve politike.

Ajo çfarë opozita zgjodhi, që ishte mekanizmi i çadrës dhe i protestës i dha efektet ditrë e para, i dha efektet pozitive për të.

Arriti të promovojë ide, të mobilizojë strukturat, arriti të bëjë lajm në mediat tona dhe ndërkombëtare, arriti të paraqesë dhe një imazh ndyshe për një sërë problematikash”, deklaroi Krasniqi.

Më tutje ai shtoi se sa më shumë po kalon koha aq më e vështirë bëhet që opozita të justifikojë qëndrimin në shesh:

“Aktualisht nuk ka asnjë palë që po negocion, apo një palë të tretë që po negocion mes dy palëve.

Por nëse opozita gaboi me bojkotin parlamentar dhe po paguan çmimin e bojkotit, edhe mazhoranca ka bërë të njëjtën gjë.

Paaftësia e saj për të propozuar një plan masash konkrete dhe garancish publike që ia adresohen opozitës ka çuar në një situatë paradoksale ku mazhoranca ka numrat për të qeverisur dhe nuk qeveris dot dhe sytë e saj dhe ligjërimi politik është adresuar tek opozita e cila praktisht nuk përfaqëson asgjë në sistemin e votimit parlamentar dhe vendimarrjen kryesore politike”, tha Krasniqi, duke fajësuar kështu të dy palët për thellimin e krizës në vend.

Please follow and like us: