Albspirit

Media/News/Publishing

Basha me Hahn për qeverinë teknike, kushti për votimin e vetingut

Lulzim Basha është takuar me Komisonerin për Zgjerimin, Johanes Hahn në punimevet e kongresit të PPE-së në Maltë. Në takimin me Hahn, Basha foli për qeverinë teknike si e vetmja rrugëdalje nga kriza. Basha tha se qeveria teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike “për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut”.

“Eshtë krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista, që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama” tha Lulzim Basha.

Veç Hahn, Basha është takuar edhe me kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, dhe me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih.

Please follow and like us: