Albspirit

Media/News/Publishing

Ben Blushi: LIBRA zhduk kanabisin brenda 100 ditëve

Ben Blushi ka deklaruar se “LIBRA” e zhduk problemin e kanabisit nga Shqipëria brenda 100 ditëve.

“LIBRA për 100 ditë e zhduk kanabisin si farë dhe rrënjë dhe si mentalitet”.

Blushi ka deklaruar se për shkak të keqqeverisjes së Ramës, Metës, Bashës dhe Berishës, Shqipëria ndodhet shumë larg integrimit në BE.

“Janë bllokuar zgjedhjet është bllokuar bashkimin me BE. Kjo për shkak të Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ka shumë mënyra për të dialoguar por problemi është se asnjëra palë nuk do të bëjë dialog. Edi Rama nuk e fton PD për dialog. Nga ana e saj Partia Demokratike është kokëfortë. Nga ana tjetër Ilir Meta është edhe në çadër edhe në Kryeministri njëkohësisht. Natën në çadër dhe ditën në qeveri”, tha Blushi.

Please follow and like us: