Blushi: Votat tona t’i numërojnë gjykatësit dhe prokurorët e rinj
Ben Blushi ka deklaruar se zgjedhjet mund të sigurohen nga drejtësia. Sipas Blushit numërimi i votave që të jetë i sigurt, duhet të bëhet nga prokurorët dhe gjykatësit. “Unë, Dashi dhe shumë parti të tjera në Shqipëri dyshojmë që partitë e vjetra i numërojnë votat në mënyrë të drejtë, atëherë hajde kalojmë vettingun, dhe ta vëmë kusht që gjykatësit dhe prokurorët në Shqipëri të numërojnë votat. Ti numërojnë ata, a po zgjedhim gjykatës dhe prokurorë të rinj? Pse jo, bëhet, unë kam besim që nëse votojmë vettingun drejtësia do të dali garant për zgjedhjet”, është shprehur Blushi.
Please follow and like us: