Bregu: Zgjedhjet janë në rrezik, BE nuk i thotë gjërat troç
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka parashtruar rrezikun se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit nuk do të jenë të lira. Duke folur gjatë një konference me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Romës, Bregu tha gjithashtu se BE nuk i thotë gjërat troç.
“Është hera e parë pas kaq kohësh që të gjithë dëgjojmë se në rrezik dhe pikëpyetje të madhe janë zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kjo nuk më duket çështje e vogël. Një vend me zgjedhje të munguara, me zgjedhje të kqija, në një vend ku zgjedhjet janë nën kërcënim, një vend ku qytetarët nuk janë të lirë për të votuar nuk është vend europian. Po të dëgjoni një deklaratë të bërë nga SHBA dhe një nga BE, më jepni diferencën e një gjuhë troç dhe një gjuhe që duhet marrë edhe konsensusi i 27 vendeve anëtare. Një gjuhë si një copë buke e lyer me gjalpë nuk është ajo që i duhet vendeve tona”, tha Bregu.