Ema Andrea kundër telenovelave, por kompanitë po bëjnë kërdinë duke i përdorur, a shqiten lehtë nga ne?
Aktorja Ema Andrea reagoi ndaj telenovelave turke dhe indiane pasi theksoi se ato duhet të censurohen.
“Me që ka dalë moda e censurës! Unë mendoj të censurojmë telenovelat turke e indiane e çdo telenovelë që dëmton shëndetin mendor të fëmijeve që rrijnë me gjyshërit(pasi këto telenovela trasmetohem pa orare të kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) . Dëmtojne gjithashtu edhe figurën e femrës! Besoj shumë nene në Legjislacion lejojnë censuren për sa më lart!Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lendojë apo të drejtojë edukimin e brezit te ri kundrejt femrës! Madje do bëj një shoqatë e do marr ca fonde për këtë fushatë! E deklaroj të hapur!”, shprehet Ema Andrea.
Edhe pse aktororja shprehu këtë shqetësim duhet të theksojme se këto lloj telenovela janë ngulitur shumë në mendjen edhe përditshmërinë e shqiptare. Madje edhe publiciteti kur bëhet lidhet me prezencën e tyre.
“Nesë te ikin dritat dhe je duke parë një telenovelë indiane kontakto në “X kompani””, kjo është filozofia e sotme e reklamave. Me të drejtën e tyre këto lloj telenovelash zënë një pjesë të mirë të kohës së shqiptarve. Por me këtë filozofi kompanitë sot me publicitetin janë duke bërë kërdinë.