Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho u pa drejtpërdrejt në 35 shtete të botës

Sopranoja Ermonela Jaho po vazhdon me sukseset e saj. E cilësuar si një prej sopranove momentalisht më të kompletuara në botë, ajo do të dëgjohet e shikohet në mbi 35 shtete të botës, në një performancë të vetme.

Bëhet fjalë për “Madamma Butterfly”, një operë magjike ku Ermonela luan rolin Cio-cio-san, në Operën Mbretërore të Londrës.

Vetë Ermonela ka lajmëruar se shfaqja e datës 30 mars do të transmetohet direkt nga Opera në mbi 1500 teatro e kinema në rreth 35 shtete të botës, shkruan KultPlus.

Libretoja e operës mban vulën e Puçinit ndërsa krahas shqiptares vjen Marcelo Puente, nën dirigjimin e Antonio Pappanos.

Please follow and like us: