Ermonela Jaho vazhdon të korrë sukses, nga “Royal Opera” direkt në 1500 kinema me Butterfly
Pasi u cilësua si “Madame Butterfly” nga prestigjiozja “The Independent”, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho vazhdon t’i magjepsë londinezët dhe mediat britanike.
“E gjithë darka është në fakt, e jashtëzakonshme. Ermonela Jaho, një nga interpretueset e mëdha të verizmit, sjell një vërtetësi të pakompromentueshme në rolin kryesor, dhe kombinimi midis brishtësisë dhe emocionit gurgullues të copëton më dysh.”, kjo është një nga kritikat e shkëlqyera që Jaho ka marrë nga mediat britanike.
Roli i saj si Cio-Cio San në operan “Madame Butterfly”, ka marrë veçse vlerësime pozitive. Performanca e të entjes është transmetuar direkt nga “Royal Opera House” në Londër në mbi 1,500 kinema.
“The art desk” kujton edhe një tjetër performancë, nëpërmjet të cilës Jaho e ka prekur së tepërmi publikun londinez. Bëhet fjalë për rolin e Suor Angelica, rol përmes të cilit sipas medias britanike, e ka bërë publikun të lotonte. “Nga një performancë zemërthyese, Jaho vjen me një tjetër performancë akoma më zemërthyese”, shkruan portali.
Opera “Cio Cio San” është shfaqur si një dramë bindëse nën dirigjimin e Antonio Pappano-s e me zërin e Ermonela Jahos.