Flet nga burgu ish-drejtoresha e arsimit: Korrupsioni dhe favoret seksuale
Ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku ka folur për herë të parë nga burgu pasi është dënuar për korrupsion. Ajo është dënuar pas skandalit ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës. Ajo tregon te Enkel Demi në TVSH se u fut në kurth.
“Unë kur u arrestova më thanë se për një vjedhje të djalit. Erdhi policia më tha eja shpejt se djali ka vjedhur një makinë SMART. Më gënjyen”, tha Tabaku.
Ajo tregon se i është bërë padrejtësi dhe se është detyruar të pranojë gjykim të shkurtuar. Tabaku tha se djali i saj u kap me parate e nje mesuesi, mirepo ajo nuk ka lidhje me kete akuze. Ajo pranon ne nje fare menyre se djali i saj merrej pa diejnine e saj me emerimet ne Arsim.
Tabaku thote se burgosja e saj ka lidhje edhe me pozicionin politik. “Une perfaqesoja LSI dhe kam qene nen shenjester. Por s’kam hequr asnje njeri nga puna”, tha ajo.
Per aferat seksuale?
“E kam dëgjuar nga Ristani një gjë të tillë që kërkoja favore seksuale për eprorët. Jam ndjerë aq keq sa jam shtruar në Spital. Kam qenë me diabet. Unë sinqerisht jam ndjerë e diskriminuar nga këto. Nuk e di nga erdhi kjo akuzë. Unë doja të bëja një thirrje. Doja t’i drejtohesha Nikollës, më vjen shumë keq që kur preken interesat e tyre personale ata e ngrejnë shumë zërin. Por kur ka sulme të tilla ndaj institucioneve ato heshtin”, thotë ajo.