Albspirit

Media/News/Publishing

Imam Ahmed Kalaja kërkon ndjesë për videon me Lilën: Gabuam

Imami i Xhamisë “Dinë Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka folur për herë të parë, për debatin që shpërtheu pasi publikoi një video ku ai shfaqet bashkë me futbollistin e kombëtares Andi Lila, i cili bën humor me klerikët ortodoksë. Një ditë më parë, Lila i dha një zgjidhje debatit duke i kërkuar falje mitropolitit të Janinës, falje e cila është pranuar.

“Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë dhe kërkuam falje, se fundja fundit prandaj jemi dhe njerëz edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin  dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja”, tha Kalaja.

E në fund, imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës ka dhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar këto ditë.

“Unë i kam falur dhe ata të cilët e keqinterpretuan, ja kam bërë hallall. Zoti i falte ata dhe zoti na falte ne se dhe ne bëmë gabim dhe s’duhet të harrojmë gabimin tonë të parin”, tha Imami.

Please follow and like us: