Albspirit

Media/News/Publishing

Kur aplikimi për azil refuzohet për faj të avokatit, çfarë duhet bërë?

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Rubrika “Çështje të Emigracionit”

 

Kohët e fundit , në zyrën tonë erdhi një person dhe na tha se gjykata e emigracionit ia kishte refuzuar kërkesën për azil dhe i kishte dhënë urdhër për deportim. Ky emigrant ishte i bindur që ishte gabimi i avokatit të tij dhe kërkonte këshillë se çfarë duhej të bënte. Qe punë e mençur nga ana e tij që erdhi menjëherë të këshillohej.

Mjaft njerëz që mbushin dokumentat për azil kanë pritshmërira pozitive për rezultatin. Mirepo, disave prej tyre nuk ju aprovohet kërkesa, sepse nuk kanë dokumenta të mjaftueshme dhe përgatitja nuk ka qënë si duhet nga ana e avokatit ose nga personi që nuk ka qënë avokat, por një i rekomanduar nga dikush në komunitet. Për fat të keq emigranti e kupton gabimin e tij shumë vonë. Emigranti i pafajshëm nuk mëson menjëhere për refuzimin dhe duke mos e ditur mund t’i humbasë rasti për të ri-aplikuar. Ndodh shpesh që disa individë që marrin urdhër deportimi të fajësojnë avokatin e tyre për humbjen e çeshtjes. Këtë e bëjnë nga dëshpërimi më shumë, edhe pse avokati mund të ketë bërë punë të mirë. Sidoqoftë, ndodh që edhe avokati mund të ketë bërë një gabim që mund t’i kushtojë klientit pasoja të rënda. Nëse kjo ndodh, ka një procedurë që kërkon që gjykatësi ta rishikojë vendimin, pasi është e nevojshme për të rivlerësuar rastin. Atyre që përballen me përzënien nga SHBA, duhet t’u jepet mundësia për një seancë të drejtë dëgjimi.

Emigranti duhet të kërkojë të rihapet procedura e deportimit. Mocioni duhet të mbështet nga një dëshmi me betim duke treguar faktet që kanë lidhje me çeshtjen e individit. Dëshmia duhet të përmbajë deklaratën e marrëveshjes midis ish klientit dhe avokatit të parë në lidhje me përfaqsimin. Gjithashtu duhet ta vërë në dijeni për t’i dhënë atij mundësi për t’u përgatitur për në gjykatë.

Mocioni për të hapur çeshtjen mbi bazën e asistencës jo-efektive të avokatit të mërparshëm duhet të krijojë bindjen që ai i ka bërë padrejtësi klientit të tij, duke dhënë një punë të pamjaftushme me pasoja të rënda. Gjykata duke analizuar çeshtjen, faktet , në fund arrin në një përfundim nëse një avokat kompetent do të kishte vepruar ndryshe. Pakënaqësia ndaj strategjisë së avokatit nuk është arsye/ shkak për të rihapur çeshtjen.

Për shembull një avokat mundet të ketë:

Keqinformuar klientin lidhur me orarin e seancës së dëgjimit ose të ketë këshilluar klientin të mos paraqitet për dëgjimin.
Nuk i ka dorëzuar në kohë evidencat që kanë lidhje me çeshtjen, ose ka dorëzuar evidenca të mjaftushme.
Ushtruar presion ndaj klientit që të pranojë largimin vullnetar, ose
Nuk ka mbushur një formular, të nevojshëm si mundësi për lirimin e klientit te tij nga deportimi.
Nuk mori masa që klienti i tij të mbetej i ligjshëm për t’u çliruar nga deportimi.

Kur mungesa e kopetencës se ish avokatit të tij është e provuar, individi gjithashtu duhet të vërtetojë se ka patur padrejtësi në përformancën e tij. Ndonjëherë padrejtësia është e qartë nëqoftëse për shkak të avokatit klienti nuk paraqitet në gjyq, duke shkaktuar kështu deportimin e tij. Padrejtësi gjykohet t’i jetë bërë individit, kur në rrethana të tjera , dmth nëse klienti do të kish patur një avokat më të kualifikuar, rezultati do të kishte dalë ndryshe. Gabimet e inkompetencës së avokatit vihen në vend përmes mocionit për të rihapur çështjen.Cështja hapet bazuar në inkompetencën e personit që pat marrë përsipër për të ndihmuar individin, pa qënë avokat në profesion. Ndonjëherë, këta agjentë të firmës e heqin veten si avokatë, pa qënë avokatë dhe bëjnë një punë të mangët me klientin. Rihapja e çeshtjes është e lejushme në rastet kur paraqiten evidenca të reja të rëndësishme, që nuk ishin më parë, apo nuk ishin paraqitur më parë në seancën e dëgjimit.Në raste të tilla i interesuari (emigranti) duhet ta ndjekë rihapjen e çeshtjes sa më parë. Rreth kësaj teme do të diskutojmë edhe në të ardhmen në rubrikën tonë të emigracionit

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanёrisht emigrantёt e rinj duke u dhёnё atyre informacion për t’i aftёsuar për të kërkuar ndihmё në mënyrë të pavarur.

Ju falenderojmë për pyetjet që na drejtoni, i mirëpresim ato në çdo kohë via e-mail ne adresen kieranboth@verizon.net

 

Informacion i ri lidhur me mosmarrëveshjet për “Sanctuary cities”.

Në 28 mars, 2017, prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions kërcënoi t’i mbajë fondet për ato qytete që kundërshtojnë me dashje të kooperojnë me ligjet e emigracionit. Ai gjithashtu paralajmëroi që Departamenti i Drejtësisë do të marrë të gjitha hapat e ligjshme për t’i detyruar këto lokalitete t’i kthejnë fondet që u janë dhënë më parë nga qeveria. Duket që ky do të jetë një debat i gjatë.

Please follow and like us: