“Legjioni i Nderit”, tre nga figurat më të diskutueshme që janë dekoruar nga Franca
Marrja e titullit të ‘Legjionit të Nderit’’ nga ana e kryeministrit Rama ka sjellë jo pak reagime në vendin tonë. Dikush e quante e të blerë e dikush tjetër e quante Ramën një emigrant shembullor. Po nëse shkon në historikun e njerëzve që e kanë marrë këtë titull nga Franca zbulon se ka dhe disa figura të tjera të politikës botërore që janë nderuar. Nuk duhet harruar që këtë titull ndër të tjera e kanë marrë dhe presidenti i Rusisë Putin, Bashar al-Assad dhe Benito Mussolini.
- Vladimir Putin
Presidenti rus iu dha grada më e lartë e Legjionit të Nderimit në vitin 2006. Më pas, Presidenti Zhak Shirak u kritikua për çmimin dhe për mbajtjen e ceremonisë në fshehtësi.
2. Bashar al-Assad
Franca i dha nderin diktatorit sirian një vit pasi ai mori pushtetin në zgjedhje. Ai ka qenë i akuzuar për ekzekutimin dhe torturën më dërrmuese e brutale ndaj atyre që kundërshtonin regjimin e tij.
3. Benito Mussolini
… por Musolini ishte i lejuar për të mbajtur çmimin e tij, përkundër sundimit të tij fashist dhe bashkëpunimin me regjimin nazist. Musolinit iu dha Legjionit i Nderit në vitin 1923.