Marku: Nëse shtyhen zgjedhjet, kemi një shans për të zgjidhur krizën
Mark Marku, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se zgjedhje formale mund të ketë edhe pa opozitën, por nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Marku theksoi se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, do të thotë se cënohen standardet demokratike, por edhe pluralizmi politik në Kuvend gjë e cila është fituar në vitet ’90-të.
Ai tregoi se pavarësisht anomalive që ka pasur sistemi demokratik në Shqipëri, pluralizmi ka qenë i garantuar madje në njëfarë mënyre edhe brenda partive.
“Rasti i partisë së Blushit është se pluralizmi u shkatërrua brenda partive, në kuptimin e mendimit të lirë, të fraksioneve etj”, tha Marku.
Share:
Please follow and like us: