Albspirit

Media/News/Publishing

Nard Koka, akuza të rënda ndaj drejtorit të policisë Durrës: Perlat Çullhaj do të largojë vëmendjen nga droga që kalon në kufi

Leonard Koka, ndërmjetësuesi i marrëveshjes PS-LSI është mbajtur sot në Komisariatin e Durrësit për rreth 3 orë dhe më pas është njoftuar se ai akuzohet për ‘Kundërshtim të forcave të policisë’. Duke pwr mediat pas daljes nga komisariati, Koka mohon kategorikisht këtë akuzë dhe madje hedh akuza të rëndë mbi Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj. Ai shprehet se është shoqëruar për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe medias nga trafiku i drogës.

Unë nuk kam kundërshtuar asnjë punonjës policie. Dua të them që Perlat Çullhaj më ka shoqëruar vetëm për të tërhequr vëmendjen nga droga që ka kaluar në kufi. Ma ka bërë edhe një vit më parë. Sa herë kalojnë 2-3 tonë drogë në kufi më shoqërojnë mua për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Nuk habitem po të më shoqërojnë prapë”, deklaroi Koka për “BalkanWeb”.

Nard Koka përfundoi sot në polici pas ndalimit të djalit të tij për shkelje të kodit rrugor.

Djali i Leonard Kokës është ndaluar nga policia e qarkullimit rrugor rreth orës 13:30 në rrugën e Ish-kënetës të qytetit bregdetar.

Kjo, pasi sipas policisë Renald Koka ishte me shpejtësi tej normave dhe pa dokumentacionin e duhur. Djalit të Leonard Kokës iu hoq leja e drejtimit nga patrulla e qarkullimit. Pas kësaj Leonard Koka u shoqërua për të dalë rreth 3 orë më pas me akuzën e kundërshtimit të policisë.

Please follow and like us: