Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i PE: Të ndalojmë kthimin e vendeve të Ballkanit në mbretëri të terroristëve

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ka deklaruar se siguria dhe lufta kundër terrorizmit në Bashkimin Europian duhet të bëhet krah për krah me Ballkanin, në mënyrë që këto vende të mos kthen në “mbretëri të terroristëve”. Tajani iu referua arrestimit të katër kosovarëve në Venecia të Italisë pak ditë më parë, pasi kishin planifikuar shpërthimin e një ure antike në këtë qytet.

 “Europa duhet të tregohet më e kujdesshme në Ballkan, të investojë më shumë edhe përmes diplomacisë ekonomike dhe të punojë me vendet kandidate. E rëndësishme është të stabilizojmë këtë zonë dhe të luftojmë kundër infiltrimit të terroristëve. Nuk është e rastësishme që në Itali janë arrestuar 4 të dyshuar për terrorizëm nga Kosova.

Është shumë e rrezikshme ajo që po ndodh. Ka luftëtarë të huaj terroristë që hyjnë nga Raka dhe Mossoul (Siri) dhe ne duhet të ndalojmë kategorikisht që vendet e Ballkanit të bëhen mbretëri e terroristëve”- deklaroi Presidenti i PE, Tajani.

Këtë deklaratë, Antonio Tajani e bëri gjatë Kongresit të Partive Popullore në Maltë, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Please follow and like us: