Albspirit

Media/News/Publishing

Pse ‘Legjionari’ Rama është i pakënaqur me zgjedhjen e popullit amerikan?

Kastriot Islami 
Zgjedhja e Donald Trump në postin e Presidentit të SHBA e coroditi dhe tronditi Edi Ramën, sigurisht edhe të gjithë sektin rilindas të cilët u hodhën në sulm të përgjithshëm. Rama do të shfaqej herë nervoz, herë agresiv e herë depresiv, por gjithnjë i destabilizuar, sepse kishte kuptuar se tanimë mbështetja e mëparshme nuk ekzistonte më dhe djallëzitë e hilet tipike nuk do të mund ta nxirrnin nga vorbulla ku ishte përfshirë.

Gjithçka filloi me sulmin që Rama nisi ndaj kandidatit Trump gjatë fushatës elektorale për president në SHBA, përmes së cilit do të evidentoheshin qartësisht në sytë e shqiptarëve por edhe të ndërkombëtarëve kompleksi i inferioritetit dhe paaftësia për të qeverisur modestish vendin më të varfër të Europës, por mbi të gjitha deliri për tu shndërruar në personazh interesant global e dëshira e shfrenuar për pushtet personal.

Që nga kjo periudhë e veçanërisht pas zgjedhjes të Trump si President i SHBA, Rama do të ishte i frikësuar e shqetësuar se mund të shndërrohej në shënjestër për paudhësitë e tij jo vetëm në Shqipëri me “pasurinë e tij të fshehur në llogarit off shore, lidhjet me krimin, trafiqet e drogës..” por edhe me ndërhyrjet zhgënjyese dhe prekjen e interesave amerikane, si dhunimi i ligjit të financimit të fushatave elektorale me foton e famshme me Bilal Shehun, me çështjen e armëve kimike siriane, e tjerë e tjerë.

1. Sulmi i Ramës ndaj kandidatit Trump, përse?

Rama mesa duket ka qenë i shtyrë nga disa shkaqe kur ka sulmuar kandidatit për president të SHBA, Donald Trump, sulme që mund të cilësohen të rënda e aspak serioze, sidomos pot ë kemi parasysh që kanë qënë të artikuluara nga kryeministri i një vendi partner strategjik me SHBA: i) ose sulmet e tij ndaj Trump ka qenë pjesë e negocimit për bërë një foto në zyrën ovale me Obamën; ii) ose këto do të shërbenin për tu paraqitur te presidenti Obama si një mbështetës i kandidates Klinton; iii) ose këto sulme kanë qënë të sugjeruara nga sponsorizuesit të tij; iv) ose kanë qenë thjesht porosi të këshilltarëve-lobistë; v) ose sjellja e tij, ndryshe nga e çdo drejtuesi tjetër politik në botë, mund të shpjegohet kryesisht si shprehje e shfrenuar e delirit për pushtet personal apo e manisë për tu evidentuar si “lider global”. Të gjitha këto arsye kanë një emërues të përbashkët: janë shprehje e mediokritetit dhe paaftësisë të lidhura ngushtësisht me delirin dhe ambicien e shfrenuar për të siguruar pushtet personal me çdo mjet e mënyrë. Ky përfundim përforcohet pot ë kemi parasysh se një gjë të tillë e kanë bërë vetëm 3 individë atipikë, Edi Rama-Kryeministër i Shqipërisë, Evo Morales, president i Bolivisë dhe Nikola Maduro-presidenti i Venezuelës.

2. Kujtesë: Sa i vendosur ka qenë Rama në sulmin ndaj Trump..

Sulmi i Ramën ndaj kandidatit për president të SHBA nuk ka qënë as i rastësishëm dhe as spontan. Ai e ka artikuluar kandidatin Trump disa herë, në kohën dhe vende të ndryshme, në Shqipëri, rajon dhe deri në SHBA, në mediat mjerane të Tiranës, por në mediat e establishmentit anti-Trump në SHBA. Konkretisht:

A) 24.03. 2016, Rama: “…Është turp për SHBA të zgjedhin Trump President…Ka qenë 25 marsi 2016, kur për herë të parë Edi Rama vendosi të sulmonte Donald Trump. Pak ditë para se të shkonte në SHBA, ku do të pritej në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barak Obama, Edi Rama do të shprehej në emisionin Zululand të Mustafa Nanos se “është turp për SHBA që të zgjedhin një president si Donald Trump” dhe “nëse Trump zgjidhet President kjo do të jetë fatkeqësi për Amerikën…”.

B) Rama në Kosovë: “…Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump…”. Edi Rama ka në studion e Baton Haxhiut në Kosovë, pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ka deklaruar: “…se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së kjo do të qe fatkeqësi për këtë vend…“ për më tepër kjo zgjedhje “…do të përkeqësonte marrëdhëniet diplomatike mes shqiptarëve e amerikanëve. Prandaj mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”.

C) Rama në CNN-SHBA kundër zgjedhjes së Trump President… Duke dëgjuar përgjigjet e tij në CNN (https://www.youtube.com/watch?v=qnv3ëqcMjTU ) kur thotë se “deklaratat e Trump minojnë atë që ne kemi parasysh për SHBA…”. Rama nuk ndalet në sulmin e tij ndaj kandidatit Trump ndonëse drejtuesi i emisionit, Richard Quest, i ka kujtuar Ramës “…se etiketa diplomatike kërkon që udhëheqësit e huaj të mos komentojnë mbi zgjedhjet në vendet e tjera”. Por Rama guxon të shkojë edhe më larg kur thotë se “…Paqja ne Ballkan mund të rrezikohet nga idetë dhe qëndrimet që shfaq Donald Trump…”.

D) Rama, intervistë në revistën Foreign Policy: “…Trump e turpëron Amerikën…” Në një intervistë të tij për revistën “Foreign Policy”, Rama ka thënë “…Trump po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e gjithkujt që e sheh Amerikën si qytetin rrezatues mbi kodër”. Dhe nuk ka harruar të mburret duke deklaruar se “…në Shqipëri do të zbatohet në shkolla një program të ri pilot që studentët … të mos simpatizojnë retorikën e Donald Trump-it… si turpin e civilizimit tonë”.

E) Rama në NYT: Trump kërcënim për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.. Një nga gazetat e Establishmentit anti-Trump, New York Times (NYT), do të shkruante se “një javë para se të vizitojë Uashingtonin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se kandidati republikan, Donald Trump, është një kërcënim për SHBA-të dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”. Madje Rama s’ka hezituar të analizojë e të japë këshilla edhe për republikanët në SHBA duke deklaruar se “…s’po flet për republikanët, por për një karakter që ka trullosur disa republikanë aq shumë sa që tani ata po e shqyrtojnë mundësinë të votojnë për Klinton…”.

3. Piruetat qesharake të Ramës, pas zgjedhjes së Trump President i SHBA…

Në 9 nëntor 2016, në një konferencë për median ku Edi Rama foli për vendimin e KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ai s’mund ti shmangej një pyetjeje të bërë me porosi në lidhje me fitoren e Donald Trump në SHBA. Në përgjigjen e tij, Rama, i papenduar për “shigjetat” që kishte lëshuar tashmë kundër Trump, do të “sqaronte” se “…ishte shprehur në atë mënyrë sepse pas Trump kishte bërë deklarata kundër Kosovës, emigrantëve, myslimanëve…”. Por Rama edhe në këtë rast do të gënjente sepse Trump nuk ishte prononcuar asnjëherë kundër Kosovës. Pirutetat e bëra e zhveshën përsëri në sytë e publikut duke e nxjerrë edhe si burracak e mendjelehtë, duke kujtuar se me mashtrime do të mund të fshinte nga memoria e njerëzve sulmet e tij të turpshme kundër kandidatit Trump.…

4. Rama e konsideron Trump si “vëllanë e madh të opozitës, i sapo dalë nga burgu…”.

Në seancën parlamentare të datës 10 nëntor 2016, Rama në gjendje të rëndë psikologjike dhe tërësisht jashtë kontrollit mbajti një fjalim me terma ofendues jo vetëm ndaj opozitës por mbi të gjitha ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump( https://www.youtube.com/watch?v=9NRBGA1yNeo) duke e cilësuar atë si “vëllain e madh të opozitës, i sapo dalë nga burgu” që do të rrethohej nga opozitarët sikur ata të ishin “çunat e lagjes”.

5. Rama në Nju Jork sulmon Trump duke u përpjekur të zvogëlojë fitoren e tij…

Kryeministri Edi Rama në ekspozitën e “zhgarravinave” të tij në Nju Jork, të programuar para zgjedhjeve në SHBA për një “foto eventuale” me zonjën Klinton apo diçka më shumë në rastin e zgjedhjes së saj si Presidente, Rama do të përpiqej të relativizonte apo sfumonte fitoren e Trump. Fillimisht duke tentuar të japë mendime për rezultatin jo përfundimtar që favorizonte me votë kombëtare kandidaten Klinton ose më tej përmes një loje shifrash të tregonte se fitorja e Trump s’përbën një ngjarje të veçantë, përderisa ai paska grumbulluar më pak se Obama kur është zgjedhur president?!. Kjo me të drejtë mund të konsiderohet si thellim i marëzisë.

6. Rama, sekti dhe media e tij mjerane vazhdojnë sulmin ndaj Trump…

Rama i tronditur, pasi ka humbur mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe për shkak të marrëzive me partnerët strategjikë, cdo ditë vëren se fundi i pushtetit të tij po afron. Ai e ka të qartë se rregjimi i tij i korruptuar dhe i inkriminuar, së fundmi i përfshirë edhe në kultivimin e trafikimin e drogave, do të çrrënjoset. Sjelljet e turpshme ndaj kandidatit Trump por edhe marrëzitë në marrëdhëniet e acaruara me fqinjët e partnerët seriozë europianë e kanë stigmatizuar si një personazh problematik për demokracinë dhe stabilitetin e vendit e madje edhe të rajonit. Vizitat e Bashës dhe mbështetja e fituar në SHBA e Europë për kauzën opozitare të zgjedhjeve të lira e të ndershme e kanë stabilizuar ekstremisht Ramën aq sa i ai nuk po arrin të qeverisë më e të shndërrohet në një shëtitës mediatik… Ai është edhe i frikësuar se ndjen që ka ardhur momenti i ndëshkimit për mashtrimet e bëra, për korrupsionin e pasuritë e paligjshme të vendosura në llogaritë bankare off shore, për keqqeverisjen që ka shkaktuar kaq shumë varfëri e papunësi, për planet që kishte bërë për të vendosur nën kontroll drejtësinë, për koncesionet korruptive, për jetën luksoze e shëtitjet nëpër botë me paratë e taksapaguesve, për sharjet, ofendimet, kërcënimet ndaj të gjithë kundërshtarëve, e tjerë e tjerë. Ai ndjehet shumë keq se të gjithë e kanë të qartë se ai do të largohet, madje shumë shpejt. Prandaj Rama po orkestron përmes medias së tij të sponsorizuar me paratë e korrupsionit, krimit e të trafiqeve, sulmin e kamufluar kundër administratës Trump ndërkohë që vetë po përpiqet të gjejë lobistë për hequr eventualisht çdo gjurmë të sulmeve të tij personale.

Please follow and like us: