Albspirit

Media/News/Publishing

Samiti i NATO-s blindon Ballkanin, kordon sanitar për të ndaluar Rusinë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për një takim në të cilin merr pjesë dhe shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson. Sekretari amerikan i Shtetit e bëri të qartë që në fillim ku përqendrohet vëmendja e tij.

“Besoj se tre janë fushat e rëndësishme për të cilat duam të diskutojmë: e para, është të sigurohemi se NATO-ja i ka tË gjitha burimet, ndër to dhe financiare për të përmbushur misionin e saj. E dyta, duam të shohim sesi mund ta forcojmë luftën kundër ISIS-it dhe angazhimin në aksione të tjera kundër terrorizmit.

Së fundi, të diskutojmë situatën e Aleancës në Europë e sidomos në Europën Lindore në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe gjetke”, tha Rex Tillerson, ministër i Jashtëm.

Federica Mogherini, edhe një herë e vuri theksin mes të tjerash tek Ballkani. “Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Sepse një Ballkan i stabilizuar ka një rëndësi kyçe për t’i bërë ballë kërcënimeve që vijnë nga luftëtarët e huaj.

Vizitova tani vonë Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën e u inkurajova kur pashë sesa të përqendruar janë autoritetet atje në përpjekjet kundër këtij kërcënimi. Mësimi i nxjerrë atje dhe në Afganistan është se në përiudhën afatgjatë, mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin mbetet projektimi i stabilitetit përmes trajnimit të forcave lokale”, tha Federica Mogherini.

Ministrat do të diskutojnë mbi ndarjen e barrës financiare të mbrojtjes, të cilën administrata e Trump-it kërkon ta rrisë. Vetëm katër vende të NATO-s, Estonia, Greqia, Polonia dhe Britania e përmbushin aktualisht angazhimin për të shpenzuar në këtë drejtim 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Please follow and like us: