Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqërohet në polici Leonard Koka vëllai i ministrit të LSI, u konfliktua me policinë

Shoqërohet në polici vëllai i ministrit Lefter Koka.  Leonard Koka është shoqëruar gjatë rreth orës 13:15 në policinë e Durrësit.

Mësohet se shkak i shoqërimit është bërë konflikti i djalit të tij me një punonjës policie, pas një gjobe.

Ai është gjobitur nga policia rrugore për një kundravajtje në rrugë.  Leonard Koka ka dalë në mbrojtje të të birit duke u konfliktuar verbalisht me policët e rrugores.

Kjo ka bërë që blutë ta shoqërojnë atë, së bashku me të birin, në komisariatin e policisë së Durrësit për kundërshtim të forcave të rendit.

Please follow and like us: