Basha: Fatmir Xhafa në dosjet e të huajve si i lidhur me bandat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama për lidhje me kriminelët dhe trafikantët e drogës. Në qendër të akuzave që z. Basha bëri nga “Çadra” në prani të ish të përndjekurve politikë ishte edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
“Jetojnë me kultin e krimit ndaj kanë kriminalizuar qeverisjen. Ky i pari i të gjithëve ka lidhur fatin e tij politik jo me socialistët por me krimineltët, me trafikantët e heroinës, kokainës, me njerëz që kanë prostituuar vajzat shqiptare”, u shpreh Basha.
Basha tha gjithashtu se Fatmir Xhafa ndodhet në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme.
“Ndërsa ministri i Brendshëm është njeriu, vëllai i të cilit është trafikant kokaine. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës. Krimi është krim dhe detyra e parë e Republikës së re është të ndërpresë njëherë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin”, tha Basha.
Basha ka ka treguar edhe tre kriteret që duhen përmbushur për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri.
“Deputetët e PD nuk duhet të kenë lidhje me krimin, nuk duhet të kenë dosje korrupsioni dhe nuk duhet të kenë qenë xhelatë të komunizmit.
“Është e domosdoshme të marrim përgjegjësitë tona si opozitë demokratike dhe unë ju garantoj që do t’i marrim. Por nuk jemi parti e askujt nëse nuk jemi në radhë të parë parti e të përndjekurve politikë. Padyshim në program, të përndjekurit politikë kanë garacinë se PD se ne do të përmbyllim kaluarin 27-vjeçar, do t’i japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit së historisë.
Xhelatat e komunizmit nuk duhet të ketë asnjë vend në vendimmarrjen e Republikës së Re, as në krahun e demokratëve as në krahun e socialistëve. Vendi i tyre është në skutat më të zezë të historisë shqiptare.
Tre kritere bazë janë për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri: -Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin -Dosjet e pastra nga korrupsioni -Dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtor apo xhelat i komunizmit”, deklaroi kreu i demokratëve”, tha Basha.