Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerat rus do ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare? Flet ambasadori rus

“Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, është shprehur ambasadori rus në Tiranë, Alexandër Karpushin. I ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Karpushin tha se nuk ka asnjë të vërtetë në këto aludime.  Karpushin shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë normale dhe miqësore. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike. Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi më tej Karpushin.

Please follow and like us: