Kërcënon qytetari në emision live: Do vras veten
Në telefonatat e përditshme të kësaj të diele në News 24 një qytetar është shprehur mjaft i revoltuar këtë mëngjes, ndërsa ka kërcënuar se do të vrasë veten, duke qenë i lodhur e duke i ardhur në majë të hundës nga kjo klasë politike në vendin tonë.
Ndër të tjera zotëria i bën apel Donald Lu-së, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, që të largojë këta politikanë që drejtojnë vendin tonë, pasi nuk janë për asnjë gjë, por vetëm për xhepat e tyre.
“Do vrasim veten, do mbysim veten, do helmojmë veten. Këtu nuk jetohet. Ai Xhafa s’ka për të bërë asnjë gjë. Ç’po bëhet këtu që babai vret djalin, djali vret babain? Çfarë ligjesh po bëjnë këta? Çfarë reformash? I bëj thirrje ambasadorit Lu, ju lutem na i hiqni qafe majtas-djathtas politikanët. Këta janë të pafytyrë, janë hajdutë”, – ka thënë plotë revoltë zotëria.
Një tjetër zonjë që telefonoi në emision kërkoi sikurse zotëria parafolës, largimin e klasës politike të vjetër.
“Të ikë kjo klasë politike se boll na lodhën. E shkatërruan këtë vend. Të ikë një orë e më parë”, -tha zonja.