Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore
Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.
“Kjo nuk është thjesht një çështje hungareze, këtu bëhet fjalë për lirin akademike”, citon “euobserver”, Ignatieff.
Ligji prek gjithashtu edhe shkollat britanike, gjermane dhe franceze në Hungari për të krijuar përshtypjen se shkollat tanimë shihen si dikur si mjedise përpunimi dhe influence. Heshtje është mbajtur edhe nga Komisioni Europian, që siç raportohet “po pret si do të ecin zhvillimet me këtë draft të ri”. E qartë është se politika e Orban udhëhiqet nga një anti-Soroizëm, nëse do të përdornim këtë term, edhe pse vetë miliarderi mendoi të bënte Budapestin qendër të rrjetit të tij të arsimit në Europën Lindore dhe Qendrore. Ironike.
https://euobserver.com/news/137447