Albspirit

Media/News/Publishing

Rama do takojë të hënën homologun e tij në Mal të Zi

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç do të takohet të hënën në Podgoricë me homologun shqiptar Edi Rama.

Në delegacion me kryeministrin Rama, do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti Paulin Stërkaj.

Kryeministrat Rama dhe Markoviç do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe në të njëjtën kohë takim do të zhvillojnë edhe ministrat e punëve të jashtme.

Pas takimeve do të zhvillohet një mbledhje plenare e dy delegacioneve, në fund të së cilës është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave Markoviç dhe Rama.

Please follow and like us: