Stefi Prifti na suprizon. Ja me kë ka bashkëpunuar për projektin e ri
Stefi Prifti do të vijë së shpejti pranë publikut me një bashkëpunim, me një ndër zërat brilantë të skenës shqiptare. Ajo është Manjola Nallbani. Ka qënë vetë këngëtari i cili ka sinjalizuar të gjithë fansat e tij lidhur me projektin e tij më të fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sapo kam dale nga studio. Po ju paralajmeroj qe po vjen nje super hit! Nje duet me miken dhe kolegen e dashur @manjolanallbani. Mos me thoni qe nuk ju thashe…”, përfundon ai.
Ende nuk dimë datën se kur do lançohet kënga, por për një projekt të mirë ia vlen pritja.