Albspirit

Media/News/Publishing

Aurela Basha: Ne jemi ende në borxh me të përndjekurit politikë

Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, foli dje në prani të qytetarëve dhe të përnjekurve politik në Sheshin e Lirisë, në një takim reflektimi për vuajtjet e kësaj shtrese gjatë diktaturës komuniste, e sidomos të shtypjes dhe mohimit të të drejtave edhe të fëmijëve të vegjël, përpara se të transmetohej dokumentari i Besnik Bishës, “Fëmijët e Diktaturës”.

Me vjen shume keq qe pas 26 vjetesh ne flasim ende per integrimin e të përdjekurve në shoqërinë e tyre, ne shoqerine shqiptare. Fatkeqesisht sot ata vazhdojne te jene ende të përdjekur. Të gjithë e dime sa e vështirë është të integrohesh në shoqëri të huaja. Por mbase është më e vështirë të integrohesh në  shoqërinë tënde, me popullin tend. Ne e kemi ende  këtë borxh ndaj të përdjekurve politikë, ndaj atyre qe guxuan dhe jemi të gjithë këtu sot për të thënë që kjo do te bëhet. Me mirë vonë se sa kurrë por kjo do të bëhet”, u shpreh Aurela Basha.

Please follow and like us: